Sipas informacioneve të sigurta, SPAK ka zhvilluar një operacion të madh në Durrës duke goditur një skemë të organizuar të falsifikimit të dokumenteve kadastrale.
Hetimet kanë zbuluar se disa persona, në bashkëpunim me punonjës të administratës, dyshohen se kanë falsifikuar dokumente zyrtare për të kaluar prona private në mënyrë të paligjshme.
Gjykata e Durrësit ka vendosur masa të ndryshme sigurimi për 12 persona të përfshirë në këtë çështje.
Lista e plotë:
• Ramazan Sheshi – Arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
• Adrian Kona – Arrest me burg, i dyshuar për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim të detyrës”.
• Bledar Zerba – Arrest me burg, i dyshuar për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim të detyrës”.
• Rovin Zeqja – Arrest me burg, i dyshuar për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim të detyrës”.
• Shaqir Sheshi – Arrest në shtëpi, i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
• Viktor Mataj – Arrest në shtëpi, i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
• Arianit Mataj – Arrest në shtëpi, i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
• Besnik Xhafa – Arrest në shtëpi, i dyshuar për “Mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
• Fiqeret Xhafa – Detyrim paraqitjeje, e dyshuar për “Mashtrim”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
• Jonida Mergeja – Detyrim paraqitjeje, e dyshuar për “Shpërdorim të detyrës”.
• Leandro Dervishi – Detyrim paraqitjeje, i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës”.
• Artur Çobani – Detyrim paraqitjeje, i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës”.
Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të dalin detaje të reja në lidhje me këtë çështje.