Të afërmit e çiftit shprehen se nuk kishin dijeni për konflikte mes tyre, ndërsa i përshkruajnë si njerëz të qetë dhe të respektuar në komunitet. Kushërira e autorit të dyshuar, Zojë Nika, tha se nuk kishte dëgjuar kurrë debate mes bashkëshortëve dhe e cilësoi ngjarjen si një tragjedi që ka shokuar familjarët dhe të njohurit.
“Njeri shumë i mirë, edhe gruaja. Në këtë lagje, të pyesësh cep më cep, nuk ia di kush një fjalë të keqe asaj gruaje. Ne na vjen shumë keq. Të dy kanë qenë të mirë. Fat i zi. E kam kushëri, edhe për gruan kam shumë respekt, sepse ka qenë grua e urtë. Debate kurrë s’kam dëgjuar. Kanë shkuar shumë mirë”, shprehet ajo