Breçani junior mbetet në burg

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.07.2026, 15:30

Eralbi Breçani, djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e tij për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

Vendimi u shpall nga gjyqtari Dhimitër Lara, i cili nuk pranoi argumentet e mbrojtjes. Breçani u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë më 13 qershor, pasi kërkohej nga Prokuroria e Posaçme për akuza që lidhen me trafikimin e narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe pastrimin e parave në bashkëpunim me babanë e tij.

Sipas SPAK, Eralbi Breçani dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Ervin Mata dhe Ergys Dashi, i cili akuzohet për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës. Prokuroria ka dokumentuar përmes komunikimeve të dekriptuara në aplikacionin Sky ECC se grupi ka trafikuar 446 kilogramë kokainë drejt Holandës, ndërsa të ardhurat nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë pastruar në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit