Edhe në Bathore protestohet! Dy qytetarët bllokojnë rrugën me karrige dhe pankarta “Rama ik”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.07.2026, 14:58

Një protestë e pazakontë është zhvilluar ditën e sotme në Bathore nga vetëm dy qytetarë.

Me pankartat në duar “Rama ik”, dy qytetarët janë ulur me karrige në mes të rrugës te kryqëzimi i njohur si “Belba”.

Ata kanë qëndruar për disa kohë në rrugë deri sa ka mbërritur Policia dhe i ka urdhëruar të largohen nga rruga për shkak të pengimit të qarkullimit dhe rrezikut që u kanoset atyre dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve.

Por pavarësisht paralajmërimit nga ana e policisë, ata nuk janë larguar dhe vijojnë protestën e tyre në mes të ditës, në temperatura të larta dhe minorancë.

Dy qytetarët kanë zgjedhur këtë mënyrë të veçantë proteste për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike që qeveris vendin prej 35 vitesh, ashtu siç bëjnë qytetarët shqiptarë prej 39 ditësh në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit