Shkodrani që ekzekutoi gruan me çifte në pragun e derës së banesës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.07.2026, 14:38

Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar nga Policia si autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në Shkodër.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 13:00, në zonën e Unazës Lindore të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, 62-vjeçari dyshohet se qëlloi me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra, ajo humbi jetën në vendngjarje, në pragun e derës së banesës.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë ndërhynë duke arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa arma e krimit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë krim të rëndë në familje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit