Sherr me thika për motive banale në Korçë, një i plagosur rëndë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.07.2026, 12:23

Një konflikt i ndodhur pranë shkollës “Demokracia” në Korçë ka përfunduar me plagosjen e rëndë të një 42-vjeçari.

Sipas të dhënave paraprake, dy persona janë përfshirë në një sherr, i cili ka degraduar në përdorimin e një mjeti prerës. Gjatë përplasjes, Rigels Janaqi, 42 vjeç, ka mbetur i plagosur me thikë në qafë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Nga informacionet e para, autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Gëzim Ramka, 54 vjeç është arrestuar.

Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit, si dhe për të sqaruar motivet që çuan në plagosjen e rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit