Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta e 39-të qytetare në Tiranë. Pas grumbullimit në Sheshin "Skënderbej", qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalimet e përnatshme dhe më pas protesta të vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Me flamuj kuqezi në duar dhe pankarta, protestuesit kanë mbushur bulevardin, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet që tashmë janë kthyer në simbol të kësaj lëvizjeje qytetare.
"Edi Rama o legen, prite popullin se po vjen", dëgjohet të brohorasin me zë të lartë protestuesit gjatë marshimit drejt Kryeministrisë.
Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës së vjetër politike dhe mbajtjen e përgjegjësisë për korrupsionin, varfërinë dhe shpopullimin e vendit.
Edhe sonte, pas fjalimeve para Kryeministrisë, protesta pritet të vijojë me marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë dhe zhvillim paqësor të tubimit.