Gafa e Trump bëhet virale: Republika Islamike e Japonisë na sulmoi me 111 raketa!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.07.2026, 18:28

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është bërë sërish protagonist i një deklarate që ka shkaktuar reagime të shumta në mediat ndërkombëtare dhe në rrjetet sociale.

Gjatë një deklarate në samitin e NATO-s në Ankara, Trump bëri një gafë, teksa tha se "Republika Islamike e Japonisë" kishte lëshuar 111 raketa drejt aeroplanmbajtëses amerikane USS Abraham Lincoln, duke shtuar se të gjitha ishin neutralizuar nga sistemet mbrojtëse amerikane.

Lapsusi u vu re menjëherë, pasi Japonia është një nga aleatet më të ngushta të Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka asnjë lidhje me një "Republikë Islamike". Nga konteksti i deklaratës, ishte e qartë se Trump po i referohej Iranit, duke ngatërruar emrin e shtetit gjatë fjalimit.

Gafa vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit. Në të njëjtën deklaratë, Trump përdori tone të ashpra ndaj udhëheqjes iraniane, duke i quajtur drejtuesit e Teheranit "llum" dhe paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin veprime të tjera ushtarake nëse situata përkeqësohet.

Ai përmendi gjithashtu mundësinë e goditjes së ishullit Kharg, qendra kryesore e eksporteve të naftës së Iranit, si dhe rikthimin e një bllokade ndaj porteve iraniane.

Pamjet e deklaratës janë shpërndarë gjerësisht në internet, ku lapsusi i presidentit amerikan është bërë objekt komentesh dhe ironish, duke u kthyer në një nga momentet më të diskutuara të paraqitjes së tij në samitin e NATO-s.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit