“Konflikt i dhunshëm në Laprakë, një person hidhet nga kati i tretë, dy në pranga”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.07.2026, 16:40

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës së kaluar në zonën e Laprakës, ku rreth orës 02:00, pas një konflikti mes tre personave brenda një banese, njëri prej tyre është hedhur nga kati i tretë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur rreth 20 efektivë policie, të cilët kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll. Gjatë ndërhyrjes, personat e përfshirë dyshohet se kanë hedhur sende të ndryshme nga dritaret e banesës, përfshirë xhama dhe pjesë mobiliesh.

Në përfundim të operacionit, dy persona janë shoqëruar dhe arrestuar nga policia, ndërsa rrethanat e plota të konfliktit dhe gjendja e personit që u hodh nga kati i tretë mbeten nën hetim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit