Zjarr i madh pranë Stojanit, në rrezik pyjet me gështenja dhe dhjetëra banesa

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.07.2026, 16:08

Një zjarr i madh ka rënë pranë fshatit Stojan, në Njësinë Administrative Ulëz, Bashkia Mat, duke shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, flakët kanë përfshirë një zonë pranë fshatit dhe, nëse nuk izolohen në kohë, ekziston rreziku që të përhapen drejt dy fshatrave, duke vënë në rrezik banesa, si edhe qindra hektarë pyll me gështenja dhe bimësi të ndryshme.

Banorët dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për shuarjen e flakëve, si edhe të hetojnë shkaqet e zjarrit për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë autorët, nëse konfirmohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.

Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të përhapjes së flakëve, situata konsiderohet kritike dhe kërkon reagim të menjëhershëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit