I dëmtuan makinën në parking, qytetari apel: Më kontaktoni para se t’ju denoncoj

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.07.2026, 13:17

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar dëmtimin e automjetit të tij, ngjarje që sipas tij ka ndodhur në parkingun e hotelit Bella Vista në Durrës.

Sipas dëshmisë së tij, incidenti ka ndodhur mbrëmjen e 6 korrikut 2026, rreth orës 21:45, kur makina ishte e parkuar. Ai pretendon se automjeti është goditur nga një mjet tjetër, ndërsa autori është larguar pa lënë asnjë njoftim apo kontakt.

Përmes JOQ Albania, qytetari u bën thirrje personit përgjegjës që të marrë përgjegjësinë dhe ta kontaktojë, përpara se çështja të përfundojë në duart e policisë.

"Doja të bëja një publikim. Më kanë prekur makinën me datë 06.07.2026, rreth orës 21:45, te parkingu i hotelit Bella Vista. I bëj thirrje të më kontaktojë para se ta denoncoj në polici. Ju faleminderit", shkruan ai në mesazhin dërguar redaksisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit