Kryeministri Edi Rama u shfaq në samitin e NATO-s në Ankara me një kombinim të pazakontë veshjeje, kostum formal dhe atlete të bardha, duke tërhequr vëmendjen e liderëve dhe mediave. Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë shqiptare zgjedh këtë stil në takime të rëndësishme ndërkombëtare.
Momenti që bëri xhiron e rrjetit ishte reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili i tregoi me gisht Presidentit amerikan Donald Trump atletet e bardha të Ramës. Trump më pas hodhi një vështrim drejt veshjes së kryeministrit shqiptar, por reagimi i tij u duk i ftohtë dhe indiferent ndaj këtij stili.
Ndërkohë, veshja e Ramës u komentua edhe nga liderët e tjerë të pranishëm në samit, duke u kthyer në një nga momentet më të diskutuara të takimit. Kombinimi i kostumit me atletet është një zgjedhje e njohur e kryeministrit shqiptar, i cili shpesh ka përdorur stilin personal për të spikatur në evente ndërkombëtare.