U vra gjatë seancës për konflikt pronësie: Gjyqtari Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 08.07.2026, 12:28

Këshilli i Qarkut Shkodër ka propozuar që gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës më 6 tetor 2025 në sallën e gjyqit, të shpallet “Dëshmor i Atdheut”. Vendimi është përshëndetur nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, e cila e ka cilësuar këtë hap si një përmbushje të një prej kërkesave unanime të Konferencës së Gjyqtarëve të mbajtur më 9 tetor 2025.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të përfundojnë sa më shpejt procedurat për njohjen zyrtare të këtij statusi, duke theksuar se ky është trajtimi i duhur ligjor dhe institucional për një shtetar që humb jetën gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas deklaratës së shoqatës, njohja e statusit për gjyqtarin Kalaja përbën një vlerësim të rolit të tij në sistemin e drejtësisë.

Astrit Kalaja u vra më 6 tetor 2025 në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, ndërsa mbetën të plagosur edhe babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurti. Ngjarja ndodhi gjatë një procesi gjyqësor të lidhur me një konflikt pronësie që përfshinte familjen Shkambi dhe 31 familje të tjera, një përplasje ligjore që kishte zgjatur prej rreth tre dekadash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit