“Faraonët” priten me brohorima pas eleminimi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.07.2026, 11:39

Mijëra tifozë egjiptianë dolën për të pritur "Faraonët" pas eliminimit dramatik dhe shumë të diskutuar ndaj Argjentinës në Kupën e Botës.

Pavarësisht zhgënjimit për humbjen, futbollistët u pritën si heronj nga mbështetësit e tyre, të cilët i përshëndetën me ovacione dhe duartrokitje. Në aeroport, respekt për kombëtaren egjiptiane treguan edhe efektivët e policisë së Atlantës, të pranishëm në pritje, të cilët i duartrokitën lojtarët.

Një gjest i bukur sportiv për një skuadër që, edhe pse u ndal në fazën çerekfinale, fitoi zemrat e tifozëve dhe bëri krenar një komb të tërë me paraqitjen e jashtëzakonshme në këtë Botëror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit