Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht nga inspektorati sanitar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.07.2026, 08:52

Ndërmarrja publike lokale “Sport Marketing” ka bërë të ditur se me kërkesë të Inspektoratit Sanitar do të jetë përkohësisht e mbyllur, deri në marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

“Megjithatë, duke marrë parasysh rregullat dhe procedurat e IKSHPK-së për pishinat publike, si dhe për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj qytetarëve, do të presim rezultatet zyrtare nga Instituti para vazhdimit të punës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

“Si ndërmarrje, respektojmë dhe zbatojmë vendimet e organeve përgjegjëse, duke pasur si prioritet kryesor sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Pas përfundimit të procedurave dhe marrjes së rezultateve zyrtare, do t’ju informojmë me kohë për vazhdimin e punës së Pishinës së Gërmisë”, përmbyllet reagimi.

Kjo nuk është hera e parë që Pishina e Gërmisë u mbyll për shkaqe sanitare.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë verës së vitit të kaluar bëri të ditur se ekspertët e këtij instituti kanë gjetur se uji i Pishinës së Gërmisë s’i plotëson standardet.

Përgjegjës drejtpërdrejt për mirëmbajtjen e Pishinës së Gërmisë janë ndërmarrja publike lokale e Komunës së Prishtinës, Sport Marketing. Fund e krye, ajo udhëhiqet nga njerëz të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kryeshef ekzekutiv i saj është Bardh Krasniqi, që dikur kandidonte si asamblist nga radhët e LDK’së dhe ishte edhe këshilltar i Përparim Ramës. Ndërkaq kryesuese e bordit të aksionarëve është Elmire Nikçi Rexha, ish-kandidate për deputete nga radhët e LDK’së, si dhe dhe Pëllumb Bajçinovci anëtar, ish-kryesues i Asamblesë Komunale dhe njëherësh asamblist në komunë nga LDK’ja.

Nëpër rrjetet sociale vjet kishin qarkulluar pamje për papastërti të nivelit të lartë të ujit në Pishinën e Gërmisë. Nga pamjet e publikuara, vërehej se si shkak i papastërtisë kishte ndryshuar edhe ngjyra e ujit të pishinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit