15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.07.2026, 00:44

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për të rinjtë shqiptarë vjen këtë herë nga Cërriku. Loris Qose, vetëm 15-vjeç, ka fituar medaljen e artë në Finalen e Madhe të International STEM Olympiad, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.

Nxënësi i shkollës 9-vjeçare "7 Marsi" u përball me konkurrentë nga 56 vende të botës, duke arritur të ngjitet në vendin më të lartë të podiumit dhe të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë.

Ky nuk është suksesi i parë për adoleshentin. Më herët, ai u dallua edhe në "Neo Science Olympiad", të zhvilluar në Orlando të Shteteve të Bashkuara, ku fitoi vendin e parë në Matematikë dhe vendin e tretë në Kimi. Në atë kompeticion ai u vlerësua me medalje ari në Matematikë dhe medalje bronzi në Kimi.

Pas triumfit të radhës, Loris e cilësoi medaljen e artë si rezultat të punës së palodhur, përkushtimit dhe sakrificës ndër vite. Ai u shpreh krenar që pati mundësinë ta përfaqësonte edhe një herë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dhe ta ngrinte flamurin kuqezi mes vendeve më të mira të botës.

15-vjeçari shprehu gjithashtu mirënjohje për mësuesen e tij, Flutura Hoxholli, si dhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të tij akademik.

Arritja e Loris Qoses është një tjetër dëshmi se talenti dhe përkushtimi i të rinjve shqiptarë mund të konkurrojnë me sukses në nivelin më të lartë ndërkombëtar, duke sjellë krenari për vendin dhe duke frymëzuar brezat e ardhshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit