Nis protesta e 38-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Edi Rama, o legen, prite popullin se po vjen!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.07.2026, 20:25

Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta e 38-të qytetare në Tiranë. Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin "Skënderbej", prej nga nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Nën thirrjet "Edi Rama, o legen, prite popullin se po vjen", "Rama n'burg, Berisha n'burg", "Revolucion" dhe "Ju erdhi fundi", qindra qytetarë po marshojnë në bulevardin kryesor të kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës së vjetër politike dhe ndryshime të thella në drejtimin e vendit.

Protesta, e cila ka hyrë tashmë në ditën e saj të 38-të radhazi, vijon të mbledhë çdo mbrëmje qytetarë nga Tirana, por edhe nga qytete të tjera të vendit, të cilët shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes dhe klasës politike që, sipas tyre, ka dominuar Shqipërinë për më shumë se tre dekada.

Pas mbërritjes përpara Kryeministrisë pritet të mbahen fjalimet e qytetarëve, ndërsa më vonë protesta do të vijojë me marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit