Zagarë e Erjon Veliajt filluan të hanë njëri-tjetrin: Sherri mes Miriton Likës dhe Nadir Çaushollit

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 06.07.2026, 18:42

Dy oligarkë të sistemit Veliaj, Mirton Lika dhe Nadir Çausholli, u përleshën fizikisht mesditën e 6 korrikut 2026 pranë Sky Tower në Tiranë. Konflikti shpërtheu në rrugën “Ibrahim Rugova”, aty ku normalisht biznesi dhe pushteti pinë kafe bashkë.

Sipas kallëzimit penal të depozituar nga Lika në Komisariatin nr. 2, ai ka kërkuar dokumentacionin për një pajisje karikimi të automjeteve elektrike pranë objektit të tij. Çausholli, i cili duket se ndihej pronar i zonës, iu afrua me ton kërcënues. Situata kaloi në grindje verbale dhe më pas në veprime fizike: goditje me shkelm, karrigeje dhe tentativa përplasjeje. Pamjet filmike tregojnë një skenë banale, por simbolike, dy “të fuqishëm” që ndahen me zor nga persona të tjerë.

Nadir Çausholli, pronari i “CFO Pharma” dhe Green Line (linja e autobusëve që merr aksidente si dhuratë), ka marrë licencën e transportit urban falë “dorës së fortë” të Veliajt. Mirton Lika, biznesmen me interesa në ndërtim dhe hotele (Sky Tower, Sky Hotel), ka qenë pjesë e të njëjtit ambient favoresh.

Tani dy “ushtarë” të të njëjtit patron po përleshen hapur në mes të qytetit. Sa ironike: oligarkët që kanë ngrënë nga tenderat dhe lejet publike, filluan të hanë njëri-tjetrin për terren dhe influencë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit