“Priti të largoheshin policët, pastaj nisi sërish me gjestet e turpshme ndaj vajzave”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.07.2026, 16:01

Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë tonë një ngjarje shqetësuese që i ka ndodhur në stacionin e urbanit pranë ish-Stacionit të Trenit.

Sipas dëshmisë së saj, një person, i cili po priste urbanin dhe më pas hipi në linjën "Green Line", ka kryer në mënyrë të përsëritur gjeste të papërshtatshme ndaj saj. Qytetarja shprehet se fillimisht ai nuk veproi, pasi në afërsi ndodheshin disa efektivë të Policisë Bashkiake, por sapo ata u larguan, ai nisi sërish me këto veprime të turpshme.

Ajo kërkon të sensibilizojë dhe paralajmërojë qytetarët, duke theksuar se sot viktimë e kësaj situate ishte ajo, ndërsa herën tjetër mund të jetë një vajzë e mitur ose një grua tjetër.

Nëse autoritetet e identifikojnë personin në fjalë, pritet të verifikojnë rrethanat e ngjarjes dhe të marrin masat përkatëse.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje joq, dua te dergoj nje video te nje manjaku qe u perballa para gjysem ore. Ishte duke pritur urbanin dhe hipi tek green line tek stacioni i urbanit tek ish stacioni trenit. Po ta dergoj sepse nese sot jam un me von mund te jet nje goc e vogel qe mund ti ndodhi e njejta situat nga ky person I beri disa her keto gjeste por ngaqe verdall ishin disa polic bashkiak sberi gje, sa u larguan ata filloi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit