Vajza u dhunua nga shoqet, fqinja: Dridhet nga trauma

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.07.2026, 15:39

Fqinja e vajzës së dhunuar nga tre vajza në Fier ka rrëfyer për mediat detaje nga ngjarja që ka tronditur komunitetin. Ajo shprehet se e ka rritur vajzën dhe se e mitura shkonte shpesh në shtëpinë e saj. Sipas saj, ngjarja ka nisur më 8 qershor, kur vajza u kthye në banesë pas kursit me shenja të dukshme dhune, por në fillim nuk tregoi se çfarë kishte ndodhur.

“Erdhi çupa e dhunuar, por nuk tregoi gjë për momentin. Ishte në kurs, doli nga kursi, dolën shoqet përpara dhe e rrahën. Erdhi në shtëpi me blana, e pyeti e ëma, por tha se ishte sëmurë dhe kishte bërë serum. Më pas, pasditen vonë, tregoi çfarë kishte ndodhur. E ëma mori vajzën dhe bëri denoncimin në polici”, ka rrëfyer fqinja, duke shtuar se familja nuk kishte marrë përgjigje për disa ditë dhe i ishte thënë se çështja ishte në prokurori.

Sipas fqinjës, dhuna ka lënë pasoja të forta psikologjike te 17-vjeçarja, e cila ka shfaqur shenja stresi dhe reagime të forta ndaj zhurmave pas traumës së përjetuar. Ajo tregoi se vajza është më e madhja e tre fëmijëve të familjes dhe se nuk i njihte autorët e dyshuar, përveç njërës prej tyre që e kishte në shkollë. Pamjet e dhunës ndaj të miturës janë shpërndarë në rrjetet sociale, por sipas fqinjës, vajza nuk është në dijeni se ato janë bërë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit