Nadir Çausholli... ky personazh kontrovers duket se nuk i shpëton dot në të kthyerit spotlight në kryeqytet për një arsye apo për një tjetër... Herë se vjedh në tendera publikë, herë se autobusët e tij jeshilë që bien në Lane bëhen objekte kandidate instalacionesh publike, e herë se përfundon duke u rrahur në mes të Bllokut...
Oligarku i Shëndetësisë ka reaguar pas publikimit të videos së sherrit duke sqaruar se ka rrahur dje dhëndurin e oligarkut të Sky Tower për karikuesin e makinave elektrike.
“Para dy muajsh Lad Kosta vjedh karikuesen tonë dhe vendos të vetën. Kur ne shkojmë të shofim për karikuesin tonë ai thotë që e kam marrë dhe sdua me jua dhënë"
Në reagimin epik, Çausholli thotë se përplasja ka nisur rreth një vit e gjysmë më parë, kur sipas tij Lad Kosta është paraqitur me armë dhe ka kërcënuar shoferët e Green Taxi.
Sipas tij, kamerat e lokalit që janë përdorur për publikimin e konfliktit janë të njëanshme ashtu si mediat që i publikuan ato, pasi janë në pronësi të Lad Kostës. Në reagimin plot nota humori, Çausholli përmend me emra ata që ka paguar vetë dhe ua liston një për një.