Zjarr në Pazarin e vjetër të Gjirokastrës, përfshihet nga flakët godina e Postës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.07.2026, 11:10

Një vatër zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Pazarin e Gjirokastrës, pranë godinës së Postës Shqiptare, ku flakët përfshinë zonën e tabelave reklamuese. Zjarri rrezikoi jo vetëm ambientet e postës, por edhe banesat që ndodhen në të njëjtin objekt, duke shkaktuar alarm te banorët dhe bizneset përreth.

Forcat e shërbimit zjarrfikës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të neutralizonin flakët, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesën tjetër të godinës. Fatmirësisht, nga zjarri nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale, ndërsa pritet të zbardhen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit