Një burrë rrihet në mes të rrugës, të tjerët e tërheqin zvarrë për ta ndihmuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.07.2026, 23:24

Një incident i dhunshëm është regjistruar pranë shkollës te rruga "Siri Kodra", në Tiranë ku një person është rrahur me grushte nga 3-4 persona.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se konflikti ka nisur pas një debati verbal, i cili më pas ka degraduar në dhunë fizike. Në videon e siguruar nga vendngjarja, pas përfundimit të konfliktit, disa qytetarë shihen duke ndihmuar personin e dëmtuar dhe duke e larguar nga vendi, ndërsa më pas kanë mbërritur ambulanca dhe policia.

Për momentin nuk dihet shkaku i konfliktit dhe as identiteti i personave që ushtruan dhunën, të cilët dyshohet se janë larguar para mbërritjes së forcave të policisë. Gjithashtu ka dyshime personi i dhunuar mund të ketë qenë në gjendje të dehur, por kjo mbetet e pakonfirmuar.

Pritet që policia të sqarojë rrethanat e ngjarjes dhe të identifikojë personat e përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit