‘Viking row’ mbërrin në Sarandë, tifozët norvegjezë festojnë triumfin ndaj Brazilit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.07.2026, 22:47

Saranda u përfshi nga atmosfera festive mbrëmjen e së dielës, teksa tifozët norvegjezë festuan fitoren 2-1 të kombëtares së tyre ndaj Brazilit, rezultat që i siguroi Norvegjisë kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Ndeshja u ndoq në “fan zonën” e ngritur në shëtitoren e qytetit, ku menjëherë pas përfundimit të takimit tifozët shpërthyen në brohorima, këngë dhe valëvitën flamujt e Norvegjisë. Kulmi i festës ishte interpretimi i “Viking Row”, festimi tradicional i frymëzuar nga lundrimi me varka vikinge, që është kthyer në simbol të tifozëve norvegjezë.

Pamjet e festës krijuan një atmosferë të veçantë në qytetin bregdetar, duke tërhequr vëmendjen edhe të pushuesve e banorëve, të cilët iu bashkuan entuziazmit pas suksesit të ekipit skandinav.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit