Një moment tejet emocionues dhe i pazakontë ka shënjuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së 37-të që po zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë.
Mes qytetarëve dhe thirrjeve të shumta, vëmendjen e të gjithëve e ka rrëmbyer një vajzë e vogël, e cila ka marrë guximin të ngjitet në podium dhe të flasë hapur para masës.
Me mikrofon në dorë dhe me një zë që dridhej nga emocionet por plot vendosmëri, vogëlushja ka përcjellë një mesazh të fortë që ka lënë pa fjalë jo vetëm të pranishmit, por edhe kordonin e forcave të rendit.
Vogëlushja u ka kthyer sytë nga kordoni i forcave të rendit që ndodheshin në gatishmëri dhe u ka drejtuar atyre një pyetje të prerë:
"Jeni me mua apo me politikanët?"