Arrogante në timon: Vajza parkon dysh në Durrës dhe bllokon të gjithë trafikun

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.07.2026, 20:50

Një situatë tejet irrituese ka ndodhur në rrugët e qytetit të Durrësit, ku rregullat e qarkullimit rrugor dhe respekti ndaj qytetarëve të tjerë duket se kanë dështuar plotësisht. Një shofer i gjendur në mes të kaosit ka denoncuar një rast flagrant të papërgjegjshmërisë në timon, ku një vajzë ka vendosur të bllokojë aksin rrugor për interesat e saj personale.

Siç dallohet qartë edhe nga pamjet e siguruara, vajza e ka lënë mjetin e saj të parkuar në rresht të dytë (dysh), duke prerë plotësisht rrugën për makinat që vinin pas.

Ajo që ka revoltuar më së shumti dëshmitarët në vendngjarje ka qenë qetësia e saj olimpike. Siç raportohet, ajo ka zbritur qetësisht nga makina për të mbaruar punët e veta, pa u shqetësuar as më pak se pas saj ishte krijuar një radhë e gjatë me dhjetëra automjete që prisnin në rresht.

Ky veprim ka sjellë reagime të ashpra nga shoferët e bllokuar, të cilët shprehen se skena të tilla të arrogancës në rrugë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke vështirësuar jetesën dhe qarkullimin në qytet gjatë sezonit veror.

Mesazhi i plotë i ardhur nga qytetari:

"Përshëndetje JOQ! Shikoni si vajza bllokon komplet trafikun në Durrës duke parkuar makinën dysh derisa të mbarojë punën e saj, pa e vrarë fare mendjen që ka bllokuar dhjetëra makina pas saj."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit