Izraeliti që kontrollonte call centerat shqiptarë, Si Roy Garine dhe Kevin Shytaj pastruan dhjetëra miliona euro

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 06.07.2026, 20:43

Një operacion rutinë i Policisë së Shtetit në muajin shkurt të vitit 2025 u kthye në diçka shumë më të madhe. Teksa po punonin një çështje të zakonshme, policët zbuluan se një 42-vjeçar izraelit ishte vendosur rehat në Tiranë dhe po drejtonte një rrjet të organizuar kriminal me call centera mashtruese.

Ky njeri quhet Roy Garine. Fillimisht e njihnin vetëm me inicialet R.G., por shumë shpejt doli se ai ishte bos i madh. Kishte lidhje me Gjermaninë, Francën dhe vende të tjera, ku mashtronte me qindra njerëz. Në foto duket ai vetë – djalë i qetë, i rruar pastër, me pamje normale. Por prapa tij, policia po kapte njerëz dhe po zbulonte biseda WhatsApp që të bëjnë të qeshësh me lot.

Mesazhet ishin si këto: • “Romeo po pret transportin, djaloshi po na jep jetë të vështirë.” • “Fluturimi u vonua për herë të tretë, jam në Vjenë tani.” • “Do të të lajmërojmë sapo të flas me djalin.” • “Dërgo para për Romeo-n, na duhet vendi dhe para çdo dite.”

Biseda sikur po planifikonin pushime luksoze ose dasëm, por në realitet po koordinonin mashtrime dhe transferta parash. Flisnin për fluturime, kuaj, takime dhe “update pls” si të ishin në një seri mafioze. Roy Garine kishte arritur të krijojë një perandori të vogël call center-ash në Shqipëri. Nga Tirana drejtonte operacione që i hanin para shtetasve gjermanë, francezë dhe kanadezë. Paratë hynin, biznesi lulëzonte… derisa policia i ra në qafë.

Ky është fillimi i historisë. Rrjeti ishte i madh, bashkëpunëtorët shqiptarë nuk mungonin, dhe paratë ishin shumë.

Pas goditjes së parë, hetimet u thelluan dhe doli që Roy Garine nuk punonte vetëm. Ai kishte ngritur një aleancë të fortë me disa shqiptarë, dhe emri që spikat më shumë është Kevin Shyta j. Ky i fundit dyshohet se ishte krahu i djathtë i Roy-s, ai që kontrollonte fluksin e parave, hapte llogari bankare, bënte transfertën dhe pastronte paratë e pisura nga mashtrimet e call center-ave. Kevin nuk ishte djalë i thjeshtë. Brenda një kohe shumë të shkurtër krijoi dhe regjistroi disa kompani me emra që tingëllojnë si biznes legjitim: • SHYTAJ GROUP – e regjistruar në maj 2026 • SKYLINE DEV HUB – e hapur në shtator 2025 • PACK & GO TRAVEL & RENT – e themeluar në mars 2022 • PACK & GO TRAVEL – e themeluar në shkurt 2022 Pra, nga mashtrimi me telefonata, kalonin në “zhvillim biznesi”, “udhëtime” dhe “qira makinash”. Emra të bukur për të larë para.

Dyshohet se ky rrjet ka xhiruar dhe pastruar dhjetëra miliona euro në një periudhë relativisht të shkurtër. Paratë vinin nga mashtrimet e call center-ave (sidomos ndaj shtetasve gjermanë, francezë dhe kanadezë) dhe pastaj laheshin përmes bankave shqiptare, fondacionesh dhe biznesesh të ndryshme. Kishte sisteme dhe aplikacione të posaçme që i ndihmonin të menaxhonin të gjithë operacionin si një kompani e vërtetë.

Roy Garine jetonte si një shef i madh. Kishte banesa luksoze në Tiranë, një në Gjirin e Lalzit dhe një tjetër në zonën e Durrësit. Makina të shtrenjta, udhëtime të shpeshta, stil jete që të bën të mendosh se biznesi i call center-ave ishte më fitimprurës se nafta.

Bashkë me Kevin Shyta j-në, në hetime del edhe një tjetër shtetas shqiptar me inicialet H.P., i cili dyshohet se luante rolin e “ushtarit” të grupit – ai që merrej me punët operative dhe detyrat më të rrezikshme. Hetuesit po thonë se ky ishte një nga rastet më të organizuara të viteve të fundit në Shqipëri. Nga një anë izraelit me eksperiencë, nga ana tjetër shqiptarë që njihnin terrenin dhe sistemin bankar. Kombinacion vdekjeprurës për xhepat e europianëve.

Tani Roy Garine është në pranga dhe po pret ekstradimin për në Gjermani, ku e presin akuza të rënda. Por pyetja që të gjithë po e bëjnë është: Sa persona të tjerë ishin pjesë e kësaj skeme? Sa para dolën jashtë vendit? Dhe a mbeti ndonjë pjesë e rrjetit ende aktive?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit