Bllokohet autostrada nga zjarri i rënë, qarkullimi devijohet nga rruga dytësore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.07.2026, 17:27

Autostrada Tiranë–Durrës është bllokuar përkohësisht në zonën pranë Maminasit për shkak të një vatre zjarri që ka përfshirë zonën e Koxhasit në Shijak, duke shkaktuar prezencë të madhe tymi dhe ulje të ndjeshme të shikueshmërisë në rrugë.

Për shkak të rrezikut të krijuar për qarkullimin e automjeteve, Policia ka vendosur bllokimin e përkohshëm të këtij aksi dhe ka kryer kthim të detyruar të mjeteve në drejtim të Vorës.

U bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të mos udhëtojnë drejt Durrësit përmes autostradës Tiranë–Durrës deri në përmirësimin e situatës dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë në terren.

Qarkullimi do të rifillojë normalisht vetëm pas shuarjes së vatrës së zjarrit dhe përmirësimit të kushteve të sigurisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit