Një breshkë e ngordhur deti ka dalë mbi sipërfaqen e detit në zonën e Ksamilit, në një pjesë ku laheshin pushues dhe turistë.
Breshka e ngordhur dhe e kthyer përmbys ka shkaktuar shqetësim te pushuesit, të cilët kanë dalë përkohësisht nga uji dhe kanë shmangur zonën përreth.
Breshkat detare janë specie të rralla dhe të mbrojtura, të cilat rrezikojnë zhdukjen.
Ngjarje të tilla përbëjnë një kërcënim serioz për faunën detare, ndërsa kërkohet më shumë kujdes dhe kontroll nga autoritetet, por edhe nga organizata të ndryshme për lundrimin pranë zonave bregdetare, ku këto specie jetojnë.