Henderson emocionohet pas fitores, bie dhe përfundon në spital

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.07.2026, 15:52

Fitorja spektakolare 3-2 e Anglisë ndaj Meksikës në stadiumin legjendar “Azteca” është shoqëruar me një incident të pazakontë, pasi mesfushori Jordan Henderson është dërguar në spital pas një dëmtimi të pësuar gjatë festimeve pas ndeshjes.

Pas vërshëllimës së fundit, futbollistët anglezë iu drejtuan tifozëve për të festuar suksesin historik, duke kënduar edhe këngën e njohur “Wonderwall”. Por atmosfera festive u kthye në shqetësim kur Henderson u rrëzua teksa tentoi të kapërcente tabelat reklamuese pranë tribunës.

Pamjet televizive treguan se mesfushori humbi ekuilibrin dhe ra keq, ndërsa pak çaste më parë mbrojtësi Dan Burn kishte kaluar të njëjtën pengesë pa probleme.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, konfirmoi se lojtari ka pësuar një dëmtim serioz në kyçin e dorës. “Nuk është mirë. Jordan u rrëzua dhe dëmtoi kyçin e dorës. Duket një dëmtim shumë serioz,” u shpreh tekniku gjerman.

Menjëherë pas incidentit, stafi mjekësor ndërhyri në fushë, ndërsa lojtarët krijuan një rreth për t’i garantuar privatësi. Henderson u vendos në barrelë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, ku mori edhe oksigjen gjatë rrugës.

Federata Angleze ka bërë të ditur se mesfushori do të qëndrojë nën kujdesin e stafit mjekësor të kombëtares, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të rikthehet në bazë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit