Zari i Ballukut Ami Kozeli i ARRSH i jep oligarkëve të rrugëve Salillarit dhe vëllait të kryebashkiakut të Tepelenës tender MILIONA €

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.07.2026, 11:56

Dy nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në vend, të oligarkëve Pëllumb Salillari dhe 2T e vëllezërve Sako, Artan dhe Gramoz Sako, njëkohësisht kryebashkiak i Tepelenës, janë shpallur fituese paraprake të dy loteve për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit, një projekt me vlerë totale që kalon 60 milionë euro.

Drejtori i ARRSH Ami Kozeli, zari i Belinda Ballukut i ka kaluar tedtamin e miliona € në tendera denjësisht si ish-shefja oligarkëve më të mëdhenj të infrastrukturës që i kanë lënë rrugët rrugëve.

Loti I kishte një fond limit prej 3.3 miliardë lekësh, ose rreth 34.4 milionë euro, loti 2 kishte një fond limit prej 2.5 miliardë lekësh, ose rreth 26 milionë euro.

Ofertat fituese të dy operatorëve ekonomikë ende nuk janë bërë publike por miliona € u janë falur të njëjtëve persona që njihen gjerësisht për vjedhje e ndarje të parave publike me vetë titullarët e këtyre institucioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit