Aksident i rëndë në Novoselë, makina përplaset me motorin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.07.2026, 16:47

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Novoselë të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motorit, një i ri, ka mbetur i plagosur rëndë.

Ai është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se, pavarësisht dëmtimeve të marra, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit