Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë Institutit Bujqësor.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, kalimtarë të rastit kanë ndihmuar në nxjerrjen e personave nga automjeti i aksidentuar.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e të lënduarve apo rrethanat e aksidentit.
Priten më shumë detaje nga autoritetet.