Mero Baze: Pas dhunës në protestë fshihet gangsteri njujorkez John Alite

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.07.2026, 14:03

Mero Baze hedh sërish tentakulat e tij mbi protestën dhe, si gjithmonë, arrin të “zbulojë” personazhin e radhës. Sipas tij, pas protestave nuk fshihen iranianët, grekët, turqit, vetë Rama, Belinda apo Berisha. Jo. Këtë herë Mero ia vë gishtin John Alites, duke e shpallur grushtin e hekurt që paska manovruar gjithë protestën nga prapaskena. Madje, sipas këtij skenari, edhe nxitësit e incidenteve të dhunës pranë Komisariatit nr. 3 paskan qenë persona të lidhur me të.

Duket se Mero është mjeshtër për të gjetur “komplotistë” të rinj dhe për të përdorur çdo situatë për të përçarë protestën, duke kapur me tentakulat e tij peshq të rinj. Mesa duket, qeveria do ta emërojë Mero Bazen në krye të SHISH-it, duke zëvendësuar Vlora Hysenin, pasi ai ka “zbuluar” disa herë radhazi përçarësit e protestës: fillimisht gjyshen emigrante, të dënuar në Angli, e tani John Aliten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit