“Lironi çunat”, tensione te Komisariati nr. 3, shkulet dera dhe thyhen xhamat e godinës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.07.2026, 00:01

Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së 35-të qytetare në Tiranë, teksa marshimi u ndal përpara Komisariatit nr. 3, ku protestuesit kërkuan lirimin e qytetarëve të arrestuar pak ditë më parë gjatë protestës para Kuvendit.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania shihet se disa protestues godasin me mjete të forta derën hyrëse dhe dritaret e godinës së komisariatit, ndërsa në sfond dëgjohen thirrje si "Lironi çunat", në mbështetje të qytetarëve që vijojnë të mbahen të ndaluar.

Megjithatë, në të njëjtin moment, një pjesë e protestuesve dhe organizatorëve ndërhynë duke u bërë thirrje të pranishmëve të ndalonin veprimet ndaj godinës dhe të shmangnin çdo akt dhune. Sipas tyre, incidente të tilla nuk i shërbejnë kauzës së protestës dhe rrezikojnë të devijojnë vëmendjen nga kërkesat e qytetarëve.

Ndalesa përpara Komisariatit nr. 3 lidhet me arrestimet e kryera gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit disa ditë më parë, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa disa qytetarë u shoqëruan dhe u arrestuan në mënyrë të dhunshme pas ndërhyrjes së forcave të rendit.

Protesta vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa mbetet për t'u parë nëse Policia e Shtetit do të reagojë zyrtarisht lidhur me incidentin e shënuar pranë Komisariatit nr. 3.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit