Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protesta e 35-të qytetare ka vijuar me marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Mijëra protestues kanë lënë sheshin përpara godinës së Kryeministrisë dhe po marshojnë përgjatë bulevardeve të Tiranës, duke brohoritur thirrjet "Rama n'burg, Berisha n'burg", "Revolucion", "O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen", dhe "Ju erdhi fundi".
Protestuesit kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike, luftë ndaj korrupsionit dhe mbajtjen e përgjegjësisë për drejtuesit politikë që, sipas tyre, kanë qeverisur vendin gjatë 35 viteve të fundit.
Marshimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa prania e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora i ka dhënë protestës së sotme një pjesëmarrje ndër më të lartat që nga nisja e kësaj lëvizjeje qytetare.