Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë protestës së 35-të qytetare u regjistrua gjatë fjalimeve para Kryeministrisë.
Një qytetar mori mikrofonin, iu drejtua vetëm me një fjali kryeministrit Edi Rama dhe më pas e dorëzoi atë, pa shtuar asnjë fjalë tjetër.
"Edi Rama, hiq dorë nga Vlora, se do të q* robt!", u shpreh protestuesi, duke shkaktuar reagime dhe brohoritje mes turmës.
Momenti u bë menjëherë viral mes protestuesve, duke pasqyruar zemërimin dhe revoltën që shumë prej tyre shprehin ndaj qeverisë gjatë protestave të përditshme.