Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën 51-vjeçari nga Gjakova

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.07.2026, 20:07

Një aksident fatal në Nurnberg të Gjermanisë i ka marrë jetën një 51-vjeçari me origjinë nga Gjakova.

Sipas njoftimit të familjarëve në Facebook, Franc Ndue ka humbur jetën dje si pasojë e një aksidenti me motor.

Familjarët dhe të afërmit e kanë përkujtuar të ndjerin, duke e vlerësuar për kontributin dhe karakterin e tij.

“Me largimin e tij humbëm një shok të çmuar dhe një shqiptar të vërtetë, i cili do të mbetet përherë në kujtimet dhe zemrat tona”, thuhet mes tjerash në njoftimin mortor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit