Nis protesta e 35-të qytetare, Kryeministria blindohet me dyer metalike

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.07.2026, 19:36

Ka hyrë në një tjetër fazë protesta e 35-të qytetare, teksa mijëra protestues që u mblodhën fillimisht në Sheshin "Skënderbej" kanë mbërritur tashmë përpara godinës së Kryeministrisë.

Nën thirrjet "Rama n'burg, Berisha n'burg", qytetarët kanë marshuar përgjatë bulevardit, ndërsa para Kryeministrisë kanë nisur fjalimet e protestuesve dhe aktivistëve, të cilët po përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e klasës së vjetër politike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen mbrëmjen e sotme është fakti se godina e Kryeministrisë është blinduar me dyer metalike në hyrje, një masë sigurie e marrë në një nga protestat që pritet të jetë ndër më masivet që nga nisja e lëvizjes qytetare.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se hyrja e institucionit është mbrojtur me barriera metalike, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur në perimetrin e godinës.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të vijojnë marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit, në kuadër të protestës së 35-të kundër klasës politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit