Vuan nga demenca, zhduket në Durrës 72-vjeçari nga Kosova

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.07.2026, 19:03

Familjarët e 72-vjeçarit Agim Latifaj kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij, pasi ai është zhdukur paraditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës.

Sipas të afërmve, Agim Latifaj, i cili ka ardhur nga Kosova për pushime, është larguar rreth orës 11:00 dhe që prej asaj kohe nuk dihet vendndodhja e tij. Familjarët bëjnë me dije se ai vuan nga demenca, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.

Në një mesazh dërguar redaksisë së JOQ Albania, familjarët shprehen:

"Ju lutem, na ndihmoni ta shpërndajmë. Ky është babai im, Agim Latifaj, 72-vjeç. Ka humbur sot rreth orës 11:00 në zonën e Plazhit, në Durrës. Vuan nga demenca dhe jemi shumë të shqetësuar, pasi ende nuk po e gjejmë. Kemi ardhur nga Kosova për pushime. Nëse dikush e ka parë ose ka informacion për të, ju lutemi të na kontaktojë në numrin +383 49 589 654."

JOQ Albania u bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre që ndodhen në zonën e Plazhit të Durrësit dhe rrethinat, që nëse e kanë parë 72-vjeçarin ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, të kontaktojnë menjëherë familjarët në numrin +383 49 589 654 ose të njoftojnë Policinë e Shtetit.

Çdo shpërndarje mund të jetë vendimtare për ta kthyer sa më shpejt pranë familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit