Çudira nga Kamza: Fut dy fëmijë në bagazhin e makinës “Smart” dhe udhëton i qetë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.07.2026, 17:44

Një situatë sa e çuditshme aq edhe e rrezikshme është fotografuar në rrugët e Kamzës, duke sfiduar çdo rregull të sigurisë rrugore dhe mbi të gjitha, sigurinë e fëmijëve.

Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë një foto ku shihet një makinë e tipit "Smart". Ajo që ka rënë menjëherë në sy dhe ka habitur kalimtarët është fakti se shoferi ka zgjedhur të improvizojë një "vend për pasagjerë" pikërisht në bagazhin e ngushtë të makinës, ku ka futur dy fëmijë të vegjël.

Mesazhi i qytetarit: "Pershendetje JOQ, Cudira nga Kamza."

Siç shihet qartë në foto, dy fëmijët e vegjël qëndrojnë të ulur në pjesën e pasme të mjetit, totalisht të pambrojtur dhe pa asnjë element sigurie si rripi apo ndenjësja e posaçme. Makina "Smart" njihet për përmasat e saj tejet të vogla dhe projektimi i saj nuk lejon pasagjerë në atë pjesë, duke e kthyer këtë udhëtim në një rrezik serioz nëse mjeti do të pësonte qoftë edhe një goditje të lehtë nga pas.

Mbetet e pakuptueshme se si prindërit apo drejtuesi i mjetit ndërmarrin rreziqe të tilla në mes të trafikut urban, duke vënë në rrezik jetën e më të vegjëlve për të kursyer një rrugë apo për komoditet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit