Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një zonë pyjore në malin e Shëngjinit, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe drejtuesit e mjeteve që kalojnë në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.
Sipas informacioneve që kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore pranë rrugës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë nisur menjëherë punën për vënien nën kontroll të zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka raportime për persona të lënduar apo për banesa të rrezikuara.