Gjendet e mbytur në det një 29-vjeçare në Vlorë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.07.2026, 18:09

Një ngjarje tragjike u regjistrua pasditen e së premtes në bregdetin e Vlorës, ku një 29-vjeçare humbi jetën pasi dyshohet se u mbyt në det.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasja shqiptare A. Gjilaj, 29-vjeçe, e cila kishte shkuar për të kaluar pushimet në zonën e Porto Novos së bashku me familjen.

Pasi u nxor nga uji, trupi i pajetë u transportua fillimisht në Triport dhe më pas në morg, ku do t'i nënshtrohet procedurave mjeko-ligjore.

Shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë sqaruar ende, ndërsa pritet që hetimet e autoriteteve të hedhin më shumë dritë mbi rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit