Granit Pepnikaj është vënë në pranga nga Policia e Vlorës gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën e Dhërmiut, ku ai dyshohet se fshihej në një rezidencë.
Pepnikaj rezultonte i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për një skemë të dyshuar mashtrimi financiar ndaj qytetarëve të Bashkimit Europian, e cila dyshohet se është realizuar përmes rrjeteve të ashtuquajtura “Call Center”. Sipas të dhënave ai i ka zhvatur qyetarëve europian milion lekë.
Sipas burimeve policore, lokalizimi dhe arrestimi i tij u bë i mundur pas një aksioni të mirëkoordinuar të forcave të Policisë së Vlorës. Në momentin e ndalimit, ai ndodhej brenda një rezidence në Dhërmi. Sipas informacionit paraprak në rezidenc Pepnika u arrestua së bashku me një mikun e tij dhe iu gjet një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, Canabis Sativa.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim mbi operacionin dhe hapat proceduralë që do të ndërmerren ndaj tij.