Me 5 mijë lekshin e fundit në xhep, qytetarja blen një vakt të plotë buke për të moshuarin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.07.2026, 15:42

Ditën e sotme, në këtë fillim korriku me temperatura ekstreme, një qyterare nga Qerreti i Kavajës i ka ardhur në ndihmë një të moshuari që jeton në kushte tepër të vështira.

Fillimisht, ajo i ka dhënë para që ai të blinte ushqime, por për shkak se i moshuari qëndron në rrugë dhe nuk kishte as këpucë veshur, nuk është lejuar të hyjë në market. Për këtë arsye, qytetarja ka hyrë vetë brenda dhe me 5 mijë lekët e fundit që kishte në xhep i ka blerë bukë, kos, sallam, salcë kosi dhe produkte të tjera bazë për një vakt.

Qytetarja shprehet e shqetësuar për gjendjen e tij, duke treguar se i moshuari i ka thënë se nuk ka familje dhe se kalon ditët në rrugë, edhe në temperaturat e larta, duke kërkuar lëmoshë.

Ajo thotë se i moshuar nuk merr ndihmë nga bashkia prandaj ka përfunduar në këtë gjendje dhe rrugëve të qytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit