Vdes 39-vjeçari i aksidentuar në Zahaq të Pejës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.07.2026, 10:24

Këmbësori i cili ishte lënduar rëndë pasi u godit nga një veturë në Zahaq të Pejës më 23 qershor nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë të enjten, pas disa ditësh trajtim në spital.

Viktima është D. G, 39 vjeç, i cili kishte qëndruar për disa ditë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai ka ndërruar jetë pasditen e së enjtes.

Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Jemi informuar se personi i lënduar ka ndërruar jetë. Me datën 23.06.2026, ka ndodh një aksident në fshatin Zahaq ku është goditur një këmbësor i cili për disa ditë ka qenë në trajtim mjekësor. Si pasojë e plagëve personi ka ndërruar jetë. Personi i dyshuar vazhdon të mbetet nën hetim dhe njësitet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Rugova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit