Kroacia dhe Modric i thonë lamtumirë Botërorit, VAR u anulon golin vendimtar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.07.2026, 09:21

Portugalia është kualifikuar në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, pasi triumfoi 2-1 ndaj Kroacisë në një ndeshje të mbushur me emocione dhe polemika deri në sekondat e fundit.

Episodi që dominoi diskutimet erdhi në minutën e 102-të. Josko Gvardiol realizoi golin që dukej se i jepte Kroacisë barazimin 2-2, ndërsa anësori fillimisht e la të vazhdonte lojën dhe e konsideroi të rregullt aksionin. Megjithatë, pas rishikimit nga VAR-i, goli u anulua për pozicion jashtë loje, një vendim që shkaktoi reagime të shumta.

Sipas mediave, arbitri kryesor nuk pati mundësi të shihte pamjet nga kamera e vendosur pas portës, të cilat mund të ndihmonin në sqarimin nëse Matanoviç kishte devijuar topin me kokë përpara se ai të mbërrinte te Gvardiol. Në fund, vendimi u mbështet edhe te teknologjia e sensorëve të integruar në top, e përdorur për herë të parë në këtë Botëror.

VAR-i luajti një rol vendimtar edhe më herët gjatë sfidës, kur konfirmoi penalltinë në favor të Portugalisë, nga e cila Cristiano Ronaldo shënoi golin e barazimit.

Me këtë fitore 2-1, Portugalia siguroi një vend mes 16 skuadrave më të mira të turneut. Në fazën e ardhshme, luzitanët do të përballen me Spanjën në një derbi iberik që premton spektakël.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit