“Një shofer i dehur u fut në pedonalen e Korçës me makinë dhe u përplas me shtyllën”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.07.2026, 22:13

Një incident shqetësues është regjistruar mbrëmjen e sotme në pedonalen e Korçës, ku një automjet ka hyrë në zonën e rezervuar për këmbësorët dhe është përplasur me një shtyllë.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë momentin kur mjeti futet në pedonale dhe përfundon duke goditur shtyllën. Sipas dëshmitarëve, pranë ndodheshin edhe fëmijë që po luanin, ndërsa ata shprehen se situata mund të kishte përfunduar në tragjedi nëse automjeti nuk do të ndalej nga përplasja.

Qytetarët pretendojnë se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur, ndërsa shtojnë se më pas në vendngjarje ka ndërhyrë një punonjës policie, i cili ka neutralizuar situatën dhe i ka marrë çelësat e automjetit. Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga policia lidhur me rrethanat e incidentit.

Banorët ngrenë gjithashtu shqetësimin për mungesën e pengesave fizike në hyrje të pedonales, duke theksuar se aty hyjnë shpesh automjete furnizimi dhe mjete të tjera, ndonëse zona është e destinuar vetëm për këmbësorë. Sipas tyre, rikthimi i barrierave do të shmangte incidente të tilla dhe do të rriste sigurinë, veçanërisht për fëmijët që frekuentojnë çdo ditë pedonalen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit