Zbulon hajdutët në shtëpi, u ngre kurth dhe i lidh: “I shndërrova në Teletubbies”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.07.2026, 21:29

Një i ri indonezian, pronar i një shtëpie, kishte rënë pre e vjedhjeve të shumta dhe kishte shkuar në polici për të bërë denoncim: por pa asnjë rezultat.

Burri vendosi t'u ngrinte vetë një pritë dhe ta kapte përgjegjësin, kështu që kërkoi ndihmën e disa fqinjëve dhe u përgatiti një kurth.

Kur erdhi nata e vonë, ai kapi katër persona që kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së tij.

Pastaj i lidhi me shirit ngjitës dhe i bëri të ngjanin si personazhet "Tinky Winky" të Teletubbies për t'u tallur me ta, duke publikuar videon e cila mori një reagim të madh dhe ngjalli debate mes atyre që e miratojnë gjestin e tij dhe atyre që e kritikojnë.

Më pas, burri njoftoi policinë lokale dhe i dorëzoi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit