Pamjet që demaskojnë propagandën: Nga spitali në krye të detyrës për 1 orë?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.07.2026, 20:18

Një video e publikuar nga gazetari Isa Myzyraj po ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si u paraqit publikisht lëndimi i një efektivi të Policisë së Shtetit gjatë protestës së sotme para Kuvendit.

Në pamjet e para, shefi i forcave "Shqiponja" në Policinë e Tiranës, Joan Trungu, shfaqet i shtruar në spital, ku vizitohet nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Në video dallohet qartë ora 16:48.

Por vetëm 64 minuta më vonë, në orën 17:52, i njëjti efektiv shfaqet pranë Komisariatit Nr. 3, i veshur me uniformë dhe në krye të detyrës, duke drejtuar forcat "Shqiponja".

Pamjet kanë ngritur menjëherë pikëpyetje në opinionin publik.

Nëse dëmtimi ishte aq serioz sa të kërkonte shtrimin në spital dhe një vizitë zyrtare nga ministri i Brendshëm dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit, si u rikthye në detyrë brenda vetëm 64 minutash?

Nëse, nga ana tjetër, gjendja e tij i lejonte të ishte në krye të operacionit në vetëm një orë, atëherë lind natyrshëm pyetja: a u përdor paraqitja në spital për të krijuar një perceptim publik më dramatik mbi ngjarjet e protestës?

Videoja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarë të ndryshëm kërkojnë sqarime mbi këtë kontrast të dukshëm mes pamjeve nga spitali dhe rikthimit pothuajse të menjëhershëm në terren.

Deri në këto momente, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme nuk kanë dhënë një sqarim lidhur me gjendjen shëndetësore të efektivit, natyrën e dëmtimit apo arsyen pse ai u rikthye në detyrë vetëm 64 minuta pas pamjeve të filmuara në spital. Këto mbeten pyetje që kërkojnë një përgjigje zyrtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit